Në të gjitha konfrontimet e dhunshme të anarkistëve me forcat policore në kryeqytetin grek, në vijën e parë të betejes, vecon një protestues të pazakontë.

Është një katerkëmbësh i këndshëm që ka marrë emrin Lukanikos, ose e thënë ndryshe “Sallami”, për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe është sypatrembur ndaj cdo gjëje.

Ai ndodhet aty ku shpërthejnë bombat me gaz lotsjellës, molotovët, ku hidhen gurë dhe mjete të tjera të forta, në mes të zjarreve, ditën por edhe natën. Alergjik ndaj uniformave blu të policëve apo veshjeve jeshile të forcave speciale të rendit.

Një kafshë e indinjuar për padrejtësitë në botën e njerëzve.

Tashmë fama e tij ka kaluar kufijtë grekë. Për të botojnë fotografi gazetat vendase. Është në faqet e para të mediave më të shquara botërore.

Është trashëgimtari i denjë i Kanelos, qenit besnik të anarkistëve të lagjes së famshme Eksarqia të Athinës që bënte të njëjtën gjë.

Pasi Kanelos u nda nga jeta tre vjet më parë, Lukanikos është bërë tashmë kafsha më e dashur e këtij grupi shoqëror që shpreh revoltën e vet në mënyrë të dhunshme ndaj organeve të shtetit.

 Anarkistët e ushqejnë, e mjekojnë kur plagoset dhe ai ndodhet gjithnjë pranë tyre kur ata përleshen me policinë.

Është qeni i revoltuar i kryeqytetit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA