Not, Phelps mundet në 100 metra

18/06/2011 15:40

Amerikani Michael Phelps është mundur nga koreanojugori Park Tae Hwan në 100 metra stil i lirë, por më pas ka rekuperuar gjithçka në të njëjtën distancë në stilin flutur, në ditën e dytë të garave në Santa Clara, Kaliforni.

Park ka fituar me 48″92, ndaj 49″61 të Phelps, i cili në mars në Indianapolis kishte regjistruar kohën 48″89.

Koreanojugori ka kryesuar më pas në 400 metra stil i lirë (3’44″99), specialitet për të cilin është kampioni olimpik në detyrë.

Top Channel