Terim shpall “non grata” Canën

17/06/2011 00:00

Trajneri i ri i Gallatasaraj, Fatih Terim vendos largimin e shqiptarit Lorik Cana nga skuadra turke.

Sipas gazetës vendase “Sabah”, mesfushori shqiptar nuk bën pjesë në planet e teknikut turk për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht turqit e Gallatasaraj janë në bisedime me italianët e Lacios për të shkëmbyer portierin Muslera me shqiptarin 27 vjecar.

Sipas po të njëjtës gazetë, edhe nëse nuk arrihet kjo marrëveshje Lorik Cana duhet të mendojë gjatë verës për gjetjen e një skuadre tjetër.

Top Channel