Moto GP, Dani Pedrosa operohet sërish

17/06/2011 12:55

Piloti i “Honda”, Dani Pedrosa është operuar sërish në shpatullën e djathtë, e dëmtuar në Cmimin e Madh të Francës.

Ndërhyrja kirurgjike ka pasur si qëllim fiksimin e një cope të vogël kocke që ishte shkëputur gjatë procesit të rehabilitimit.

“Pas 48 orësh pacienti do të mund të fillojë rehabilitimin”, ka deklaruar doktori Xavier Mir, që kreu ndërhyrjen.

Në ditët e ardhshme Pedrosa do të vendosë nëse të marrë ose jo pjesë në Cmimin e Madh të Holandës, që zhvillohet javën e ardhshme.

Top Channel