Dikur tifozët, sot lojtarët, Vllaznia duket se ka mbetur me biçikletë…
Futbolli italian ndodhet në një situatë të tensionuar, pasi përvec skandalit të fundit të basteve, acarim ka shkaktuar edhe vendimi i gjykatës ndaj ish-bosit të klubit Juventus, Luciano Moggi.
Gjykata ka vendosur përjashtim të përhershëm të tij nga bota e futbollit, për shkak të rolit të tij thelbësor në skandalin e manipulimeve që shpërtheu disa vite më parë, “Calciopoli”.
Por reagimi i Moggi-t ka qenë i ashpër, duke paralajmëruar se ky vendim nuk do ta largojë atë nga bota e futbollit.
“Vendimi ka hedhur poshtë atë që ka vendosur Gjykata e Lartë. Dikush do të paguajë për këtë dhe ata e dinë shumë mirë. Nëse duan luftë, luftë do të kenë. Dua të dal nga futbolli kur të dua unë dhe jo kur të duan të tjerët”, ka deklaruar Moggi.
Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus ka theksuar se është gati të apelojë në të gjitha shkallët e drejtësisë vendimin “e padrejtë” të marrë ndaj tij.
Top Channel