Ballack, lamtumirë kombëtares gjermane

16/06/2011 14:15

Michael Ballack nuk do të luajë më në kombëtaren gjermane. Lajmin e ka bërë të ditur traineri Joachim Loew.

Loew ka deklaruar se është takuar me futbollistin në muajin mars dhe se ka biseduar disa herë me të në telefon.

“Nga bisedimet tona kam krijuar përshtypjen se Bllack e kupton këndvështrimin tonë. Kemi shumë lojtarë të rinj me perspektivë të mirë”, ka pohuar Loew.

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Bayern Munchen dhe Chelsea ka luajtur 99 ndeshje me kombëtaren gjermane, nga viti 1998 në 2010.

Top Channel