Mbërrin Hëna e kuqe, sot eklipsi total

15/06/2011 16:25

Takim me Hënën e kuqe gjatë mbrëmjes së sotme. Nëse koha do të jetë e mirë, spektakli është i sigurt, falë Hënës që do të ngjyroset me një të kuqe të errët, siç shihet prej 10 vjetësh.

Nata e sotme do të jetë edhe më spektakolare se eklipsi i 2007-s sepse këtë herë Hëna do të jetë më në thellësi në konin e hijes së Tokës.

“Tonaliteti i së kuqes varet shumë nga karakteristikat e atmosferës, si ato që vijnë nga ndotja apo ato të liruara nga fenomenet vullkanike”, është shprehur një ekspert i fushës.

Hëna do të fillojë të hyjë në konin e hijes së Tokës rreth orës 19:23 dhe eklipsi i pjesshëm do të fillojë të jetë i dukshëm rreth orës 20:22.

Top Channel