Marca: Interi ofron 30 milionë për Kaka

15/06/2011 15:25

Interi ka ofruar 30 milionë euro për Kaka, por Reali i Madridit kërkon të paktën 40.

Sipas një shkrimi të sotëm të “Marca”, Interi është klubi i vetëm që për momentin nuk ka bërë një ofertë formale për brazilianin.

Klube të tjera si Milan, Chelsea, Manchester City, San Paolo e Corinthians janë interesuar, por nuk kanë bërë oferta.

Sipas “Marca”, operacioni Inter-Kaka është vetëm në fillim dhe për momentin nuk është vënë në tavolinë emri i Maicon.

Ndërkohë Kaka ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Reali.

Top Channel