Google, kërkim vokal dhe me imazhe

15/06/2011 21:00

Kërkime më të shpejta, edhe me zë dhe fotove: zona e kërkimit e Google do të pasurohet me funksione të reja disa prezentë tek telefonat mobile.

Lajmi është bërë i ditur nga kolosi i web-it në San Francisco. Funksionet e reja, për momentin janë në “preview”, ende të padisponueshme për publikun.

“Masim çdo milisekondë të nevojshme që t’i përgjigjemi kërkimit – është shprehur Amit Singhal, një nga përgjegjësit e grupit – nuk do jemi të kënaqur derisa navigimi në web të jetë i kënaqshëm si të shfletosh një revistë”.

Top Channel