F1, Hamilton: Do qendroj tek McLaren

15/06/2011 20:40

Pas gabimeve të fundit dhe ndonjë mosmarrëveshjeje ishte hedhur hipoteza e një lamtumire të mundshme e Lewis Hamilton tek McLaren, për të shkuar tek Red Bull në 2013-n.

Por duket se kjo mundësi është përgënjeshtruar nga vetë britaniku i cili ka folur për gazetarët në autodromin e Watkins Glen International me rastin e takimit me dy herë kampionin e NASCAR, Tony Stewart.

Piloti anglez nuk ka ndërmend të lërë skuadrën e Woking, me të cilin është lidhur me një kontratë në skadencë në fund të 2012-s.

Top Channel