Bakteret mund të pastrojnë afresket

15/06/2011 17:30

Bakteret zakonisht shkaktojnë sëmundje, por nëse përdoren në mënyrën e duhur mund të pastrojnë afresket në shkëlqimin e tyre natyral.

Teknika, e vënë në zbatim nga mikrobiologu Giancarlo Ranalli i Universitetit të Molise, është përdorur nga një kishë e Valencias dhe tani është përshtatur edhe në kishën Campo Santo të Pizës.

Mikroorganizmi bën pjesë në familjen e Pseudomonas dhe është përdorur në një xhel.

Restaurimi në Piza sapo ka filluar dhe do të vijojë për të paktën dy ose tre vjet.

Top Channel