Truri, vijnë pamjet e para pa ndjenja

14/06/2011 11:45

Për herë të parë studiuesit kanë monitoruar trurin e njeriut teksa hyn në gjendje të fikëti.

Metoda e re e vëzhgimit zbulon dyllëzimin dhe zbehjen e aktivitetit elektrik të trurit në momentet pasi një qetësues është injektuar.

“Teksa pacienti mbetet pa ndjenja, pjesë të ndryshme të trurit duket se “i flasin” njëra-tjetrës”, ka deklaruar një grup studiuesish në Kongresin Evropian të Anesteziologjisë, të mbajtur në Amsterdam.

Por ata theksuan gjithashtu se ende shumë punë duhet bërë për të zbuluar me saktësi se cfarë ndodh.

Teknika e fundit mund të ndihmojë mjekët në konstatimin e dëmit në trurin e njerëzve që mund të pësojnë goditje dhe të marrin plagë në kokë.

Top Channel