Të mërkurën, eklips total i hënës 

14/06/2011 11:20

Eklipsi i plotë i hënës do të ndodhë të mërkurën më 15 qershor dhe do të jetë më i gjati në 11 vitet e fundit.

Hija e tokës do të mbulojë komplet satelitin tonë për 1 orë e 40 minuta; fenomeni natyror nuk ndodh kaq gjatë që prej vitit 2000.

Sipas astronomëve të Observatorit të Schiapparelli-t në Vareze të Italisë, eklipsi i plotë do të jetë në orën 21:30.Ndërkohë më 1 korrik pritet që të ndodhë edhe një eklips i pjesshëm diellor, që mund të shihet vetëm në Antarktidë.

Top Channel