Ricardo, traineri i ri i Arabisë Saudite

14/06/2011 12:45

Braziliani Ricardo, 46 vjec, është trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.

Lajmin e ka bërë të ditur federata e futbollit e këtij vendi, e cila ka saktësuar se njoftimi zyrtar dhe nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në ditët e ardhshme.

Për të zbuluar emrin e trajnerit të ri, federata saudite ka pritur përfundimin e Kupës së Brazilit, të fituar nga Vasco de Gama, ekipi i stërvitur pikërisht nga Ricardo.

Burime të pakonfirmuara deklarojnë se kontrata me Ricardo Gomes është trevjecare, me një pagesë prej 9 milionë dollarësh.

Top Channel