PD: Rama, tjetër sulm ndaj institucioneve

14/06/2011 16:45

Partia Demokratike e ka konsideruar si sulmin e radhës ndaj institucioneve deklaratën e bërë sot nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Zëdhënësja e kësaj partie ka theksuar se Rama nuk do që të numërohen të gjitha votat sepse ato e nxjerrin humbës.

“Kreu i PS-së bëri sulmin e radhës ndaj institucioneve. Qytetarët kanë ende të njëjtat pyetje që kanë mbetur pa përgjigje edhe pas kësaj daljeje të radhës të Edi Ramës. Përse është kanibalizëm të numërohen votat kur dihet se është e kundërta? Përse nuk dëshiron zoti Rama të mos numërohet çdo votë? Përgjigjet janë të qarta: sepse votat e nxjerrin humbës”, theksoi Albana Mustafaraj.

Top Channel