Gallardo i jep lamtumirën futbollit

14/06/2011 12:00

Mesfushori argjentinas Marcelo Gallardo i ka dhënë lamtumirën futbollit
në moshën 35-vjecare, në takimin që i dha titullin kampion ekipit ku
militon, Nacional të Uruguait.

Nacional ka fituar titullin duke mundur me rezultatin 1-0 Defensor Sporting. Gallard ka marrë ovacionin e publikut në momentin që ka hyrë në fushë, 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Marcelo Gallardo e ka nisur karrierën e tij në moshën 17-vjecare me ekipin River Plate, ku ka luajtur deri në vitin 1999. Ndërsa me kombëtaren argjentinase ai ka luajtur 44 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Top Channel