F1, Alonso: Titulli nuk është humbur matematikisht

14/06/2011 15:35

Fernando Alonso, piloti spanjoll i Ferrarit, ka theksuar se “titulli kampion nuk është i humbur sepse matematikisht ka ende mundësi”.

“Ky sport ka shumë tërheqje nga gara dhe me 2 fitore radhazi dhe një tërheqje të Vettel distancat shkurtohen shumë”, u shpreh spanjolli për ‘Autosport.com’.

“Është e qartë që tashmë asgjë nuk është në dorën tonë. Thjesht duhet të përqendrohemi garë pas gare dhe të tentojmë të arrijmë sa më shumë fitore”, shtoi Alonso, i cili ka 69 pikë në klasifikimin e botërorit të Formula 1, 92 më pak se kryesuesi Vettel me Red Bull.

Së fundi, nënvizoi: “Red Bull duhet të bëjë gabime. Nëse kjo nuk ndodh atëherë janë në një pozicion shumë të mirë për fitimin e kampionatit.”

Top Channel