Britani, në shitje selia historike e BBC-së

14/06/2011 18:55

Një pjesë e historisë britanike është duke u shitur. BBC ka nxjerrë në shitje qendrën e prodhimit televiziv White City, në West London.

E njohur ndryshe si “donut” (lloj ëmbëlsire) për shkak të formës së saj revolucionare, që prej viteve 60, Television Centre ka qenë shtëpia e programeve televizive mitike si “Top of the Pops” e “Strictly Come Dancing”.

Top Channel