1-vjeçari përballet me luaneshën

14/06/2011 16:00

Një fëmijë 1-vjeçar është përballur me një luaneshë në kopshtin zoologjik dhe nuk është trembur aspak në momentin që kafsha ka hapur gojën duke tentuar ta gllabërojë.

Sigurisht që djali i quajtur Trent ishte plotësisht i sigurtë në anën tjetër të xhamit mbrojtës të kopshtit zoologjik ndërkohë që prindërit e tij e kanë regjistruar këtë skenë të mahnitshme.

Fëmija kurioz qëndron ballë për ballë me luaneshën pa pasur aspak frikë dhe nuk pranon të largohet kur prindërit e marrin në krahë.

 

Top Channel