Stërvitja e tejzgjatur mund të sjellë astmë
13/06/2011 21:50
Astma që godet shumë atletë profesionistë, varet edhe nga stërvitja intensive.
Përfundimin e ka nxjerrë një studim italian i prezantuar në Akademinë Evropiane të Alergologjisë.
Kërkuesit e Institutit të Mjekësisë Molekulare në Romë kanë studiuar më shumë se 1 mijë sportistë që kanë marrë pjesë në Olimpiadën e Pekinit, duke zbuluar se niveli i simptomave të lidhura me astmën ishte 15%, nga 3-4% që gjendet në popullsinë normale.
Top Channel