Boks, Tyson në Hall of Fame

13/06/2011 15:55

Mike Tyson është pjesë e lavdive të boksit në International Boxing Hall of Fame and Museum të Canastota, New York.

Iron Mike, 44 vjeç, ka qenë kampioni më i ri i botës në historinë e peshave maksimale dhe ka fituar 44 takime me KO.

Në Hall of Fame kanë hyrë edhe meksikani Julio Cesar Chavez, 48 vjeç, kampion i botës në peshën pupël, të lehtë dhe gjysmëmesatare, si dhe aktori Sylvester Stallone për personazhin Rocky.

Top Channel