Boca Juniors, Martin Palermo ndahet nga tifozët

13/06/2011 10:15

Martin Palermo, sulmuesi i Boca Juniors, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në “La Bombonera” ditën e djeshme kur ekipi i tij u përball me Banfield (1-1).

“Është një moment i veçantë për mua. Po largohem i lumtur. Nuk prisja që të vinin kaq shumë tifozë në stadium. Është e vështirë të lësh futbollin, por do të përgatitem maksimalisht për ndeshjen e ardhshme dhe të fundit kundër Gimnasia la Plata”, u shpreh sulmuesi argjentinas mes lotësh pas ndeshjes.

37-vjeçari ka luajtur 403 ndeshje me Boca Juniors duke shënuar 227 gola, 129 nga të cilët në stadiumin “La Bombonera”.

Estudiantes, Villarreal, Betis dhe Alaves janë ekipet e tjera të karrierës së Martin Palermos.

Top Channel