Mediat turke: Cana tek Lazio

12/06/2011 12:55

Mediat turke konfirmojnë arritjen e marrëveshjes mes Gallatasarait dhe Lacios për Lorik Canën.

Mbrojtësi kuqezi i është bashkangjitur ofertës së skuadrës turke për portierin uruguajan të Lacios, Muslera. Për të marrë atë, Gallatasarai ka ofruar Lorik Canën dhe 2 milionë euro dhe po sipas gazetave turke, pritet që ditën e hënë të mbërrijë në Stamboll portieri lacial i cili ka firmosur për ta një kontratë 5-vjeçare.

Ndërkohë që nuk dihen detaje të mëtejshme për kontratën e Lorik Canës, megjithatë ajo që është më e rëndësishme për lojtarin e përfaqësueses sonë është kalimi në një ndër kampionatet më të mëdhej e me një skuadër si Lacio, e cila është në çdo edicion pjesëmarrëse e kupave të Europës.

 

Top Channel