Sindroma e ujkut-njeri shkakton rritjen e qimeve në cdo pjesë të trupit,
përfshi edhe fytyrën e hundën. Në botë vuajnë rreth 100 persona, të
cilët jetojnë në fshehtësi dhe izolim prej njerëzve të tjerë.
Prej kohësh ky crregullim mendohej se ka patur si shkak problemet gjenetike, por në fakt një ekip shkencëtarësh i Universitetit të Kalifornisë arriti të gjejë origjinën e anomalisë.Bëhet fjalë për një dyfishim të ADN-së, pranë genit SOX3.
Lajmi është pritur më kërshëri edhe nga Larrt Gomez, i njohur si “njeriu-ujk”, një aktor meksikan që ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes, si njeriu më leshator në botë. Në një intervistë për mediat amerikane, Gomez tha se ka përfituar shumë prej imazhit të tij të vecantë, por nëse do të kishte zgjidhje nuk do të hezitonte që të ishte një njeri si gjithë të tjerët.
Top Channel