Vlorë, gjueti me dinamit
11/06/2011 18:20
Në Gjirin e Vlorës është bërë problematike gjuetia e peshkut me anë të lëndëve plasëse.
Shqetësimi është ngritur nga vetë shefi i inspektoriatit të peshkimit në Vlorë i cili thotë se fenomeni vijon prej vitesh.
Ai përmend se ka raste të përdorimit edhe të lëndëve kimike.
Peshkatarët të cilët jetën e tyre e kanë të lidhur me detin, shprehen se është një situatë e vështirë ekonomike për shkak të çmimit të lartë të naftës.
Ndërkohë që gjuetia me lëndë plasëse kimikate apo edhe hyrja e anijeve italiane për të gjuajtur në ujrat territoriale shqiptare ka krijuar vështirësi edhe më të mëdha për ta.
Top Channel