Një 26-vjecar, me origjinë nga Vlora, por me banim në Tiranë, i ka dhene
fund jetës duke u hedhur nga dritarja e shtepisë së tij në afersi të
Zogut të Zi në kryeqytet.
Motivet dhe arsyet se perse i riu u vetëvra nuk dihen ende. Enton Brahimaj, i pamartuar ishte ne banese sipas policise me te vellanë, ne kohen kur befas eshte hedhur nga kati i nëntë. Policia mesohet te kete marre ne pyetje te vellanë, por nuk hidhet drite se cfare problemesh ka patur 26-vjecari se fundmi.
Enton Brahimaj, sipas policise jetonte me te vellanë, nderkohe qe prinderit e tij jetojne ne Amerike. Jo zyrtarisht mesohet se i riu ishte i punesuar, ne nje pike bastesh sportive, por nuk dihet ende nese ka lidhje puna e tij me motivet qe e kane shtyre per t’i dhene fund jetes. Ne kohen qe policia e zones po kryente verifikimet dhe hetimet ne vendngjarje, trupi i viktimes eshte mbajtur aty perreth dy ore.
Top Channel