Përvjetori i Bankës për Zhvillim

11/06/2011 19:55

Kryeministri Sali Berisha ka organizuar një darkë në Pallatin e Brigadave me rastin e përvjetorit të Bankës për Zhvillim (CEB).

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka theksuar se CEB është një ndër institucionet më të rëndësishme dhe më pak burokratike në Shqipëri, investimet e së cilës shkojnë deri në 130 milionë euro.

“Financimet arrijnë rreth 130 milionë euro, por ato janë të adresuara në fushat më të rëndësishme, në sistemin arsimor, sistemin e shëndetësisë, në zhvillimin e qendrueshëm rural, infrastrukturë, luftën kundër varfërisë. Të gjitha projektet kanë njohur zhvillime të susksesshme. CEB është një nga institucionet më efiçente dhe më pak burokratike në bashkëpunimin me Shqipërinë”, është shprehur Berisha.

“Çdo shqiptar ka një ëndërr: Shqipëria një vend i zhvilluar. Dhe ky është një objektiv ambicioz dhe i vështirë, por i mundshëm. Ne po bëjmë gjithçka për të realizuar këtë qëllim. Ne jemi të bindur se në këtë vend ekzistojnë të gjitha potencialet njerëzore dhe natyrore për të arritur këtë qëllim”, theksoi kreu i qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA