Fushë-Krujë, arrestohen “atentatorët”

11/06/2011 14:30

Pesë persona janë ndaluar me urdhër të prokurorisë së Krujës si
shkaktarë të shtate prej shpërthimeve me lëndë eksplozive në shtyllat e
tensionit të lartë dhe ne disa objekte të tjera që kanë lidhje me
aktivitetin e Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë.

Sipas Drejtorise se Policisë së Qarkut Durrës nga pese 5 personat e arrestuara tre prej tyre 3 jane banore banorë të fshatit Zallë që kishin konflikt te vjeter nga viti 2000 me administratorët e fabrikës.

Sipas hetimeve rezulton qe shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar duke shperthyer eksploziv dy  shtyllat e tensionit të lartë 220 KW, murin rrethues të fabrikës së cimentos, urën ku kalonte linja hekurudhore që shërbente për transportin e mallrave në fabrikë, si dhe dy ura të tjera që shërbenin përlidhjen e Fabrikës me rrugën nacionale.

Te gjitha keto shperthime kane ndodhur brenda dy muajve. Policia thote se po punohet edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto akte të rënda kriminale që sipas saj e kanë kthyer përdorimin e eksplozivit në zonë në një fenomen të zakonshëm me pasoja në komunitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA