Partia Socialistë është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për
organizimin e festimit, ditën e nesërme, të 20 vjetorit të themelimit të
kësaj force politike.
Mësohet se numri i të ftuarve është mbi 800 veta, në pritjen që lideri opozitës Edi Rama organizon në ambientet e Hotelit Sheraton.
Të ftuarit janë jo vetëm drejtuesit socialistë ne Tirane dhe ne rrethe, por edhe të ftuar nga trupi-diplomatik, komunitetet fetare dhe aleatët e Partisë Socialiste.
Pritet që gjatë ceremonisë Edi Rama në fjalën përshëndetëse të dërgoj një mesazh duke eveidentuar arritjet e kësaj force politike gjatë këtyre 20 viteve, dhe vënë theksin tek besimi që i është dhënë socialistëve, gjatë zgjedhjeve lokale. Sikurse edhe në përvjetorët e mëparshëm pritet që zoti Rama t’u drejtojë socialistëve një mesazh bashkimi dhe solidariteti mes tyre.
Top Channel ka mundur të sigurojë listën e të ftuarve numri i të cilëve është më i madh se vitet e tjera. Në listë nuk është emri ish-kryetarit të PS-s Fatos Nano, por edhe ai i Ilir Metes e Sali Berishes.
Ceremonia e 20-vjetorit të partisë opozitare më të madhe në Shqipëri zhvillohet në një moment kritik për këtë forcë politike, pas një beteje të gjatë dhe intensive në denoncimin e manipulimeve, që sic pretendon PS, ndodhën në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-tes, por edhe ne mes te nje beteje qe socialistet thone, se e kane fituar me vote dhe po ua marrin ne tavoline, betejes per Tiranen.
Ky 20 vjetor e gjen PS-n përballë një tjetër sfide të rëndësishme poltike, që lidhet dirtekt, me rezultatin e Tiranës packa se është një cështje të cilën mazhoranca qeverisëse e kryeministrit Sali Berisha e ka cilësuar si tërësisht me karakter lokal.
E ndërsa socialistët do ta urojnë njëri tjetrin në këtë 20-vjetor nuk ka dyshim se mes tryre do të diskutohet apo hamendësohet për atë që pritet, me shumë interes të ndodhë një ditë më pas.
Të hënën pritet që Kolegji Zgjedhor, t’i japë përgjigje ankimimit të Partisë Socialiste për rezultatin e Tiranës, ku në themel të këtij ankimimi është dhënia përgjigje nga kolegji, se si është e mundur që pas hapjes së 117 kutive në KQZ dalin më shumë vota se sa numri votuesve që edhe ndryshoi rezultatin e Tiranës pas numërit të kutisë së fundit ku kandidati Edi Rama udhëhiqte me 10 më shumë.
Top Channel