Dieta Zen, të dobësohesh sipas japonezëve

11/06/2011 11:20

Dieta Zen që mbërrin nga Japonia është një regjim ushqimor, që ka patur
shumë rezultat për humbjen e kilogramëve të tepërt në një kohë të
shkurtër.

Eshtë një dietë që nuk mund t’i shpëtonte vëmendjes së VIP-ave në Hollywood dhe është ndjekur nga Madonna, Gwineth Paltrow, Julia Roberts dhe Demi Moore. Kjo dietë, sipas të dhënave, bën që të humbasësh 5 kilograme brenda një jave.

Kur flitet për dietë që vjen nga lindja bëhet fjalë qartësisht për artin e të ngrënit. Dieta Zen ka disa sjellje që duhen respektuar gjatë vakteve.

Ja disa këshilla të thjeshta:

– Hidratohuni duke pirë shumë ujë.
– Evitoni të hani shumë mish. Këshillohet të konsumoni dy rracione në javë
-Një traditë e mirë japoneze është zëvendësimi i mishit të kuq me peshk.
– Mos u mbingopni dhe vërini detyrë vetes që të hani ngadalë.
– Ndajeni ushqimin në pjesë shumë të vogla.
– Bëni të paktën gjysmë ore aktivitet fizik në ditë. P.sh ecni me ritëm të shpejtë gjysmë ore në park.
– Pini 3 ose 4 caj jeshil në ditë pa sheqer.
– Zgjidhni ushqime biologjike të pasura me minerale, fibra dhe vitamina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA