Policia e Dibrës në bashkëpunim me policinë e komisariatit të Bulqizës
dhe përfaqësues të sektorit të krimit ekonomik, përfaqësues të Zyrës së Punës dhe nga Drejtoria e Tatimeve kanë nisur kontrollet në zonë
minerale të Bulqizës ndaj firmave qe shfrytezojnë galerite ne kete zone.
Kontrolle ka patur edhe per automjetet dhe firmave qe kryejnë transportin e mineralit te kromit. Gjithashtu sot ka nisur kontrolli teknik edhe për ambientet ku firmat private ushtrojne aktivitetin, per te verifikuar ne terren marrjen e masave per ndricimin e territoreve dhe sigurine ne pune.
Burime nga policia thone se kontrollet do te jene te vazhdueshme ne kete miniere deri ne parandalimin e plote te personave te cilet nuk jane te pajisur me licence, te cilet mundohen te punojne ne te zeze, duke shfrytezuar banoret e qytetit te Bulqizes, kryesisht grate dhe femijet.
Top Channel