Në inaugurimin e rrugës së re prej 8 kilometrash, që lidh bashkinë e
Lezhës me disa komuna perreth, kryeministri Sali Berisha vuri theksin
tek rëndësia e ndërtimit të infrastrukturës për zhvillimin e vendit.
Rruga e re ne Shenkoll, pershembull, me vlere 1.8 milione euro u sherben rreth 20 mije banoreve, si dhe ka impakt ne tregun e produkteve bujqesore dhe blegtorale te zones, ku numerohen 50 biznese te vogla dhe 3 biznese te medha.
“Rruga qe ne inaugurojmë sot eshte dëshmi e përpjekjes sonë te ndershme, te perbashket per te ndërtuar ne cdo skaj, ne cdo qoshe, ne cdo fshat, ne cdo komunë, ne cdo qytet Europen që ne enderrojme. Rruga dhe sistemi i ri rrugor që ne ndertojme perben elemetin me themelor ne përpjekjen tone per te realizuar nje enderr fisnike, nje enderr te merituar plotësisht: Shqiperia vend i zhvilluar”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit Berisha, Shqiperia ka te gjithe potencialet qe ne vitin 2017 te arrije te klasifikohet si vend i zhvilluar, pasi ne me pak se 20 vjet, te ardhurat per fryme te shqiptareve jane rritur nga 4 dollare ne 7400 dollare per fryme, sic tregojne statistikat e FMN. Pervec potencialit turistik bregdetar dhe malor, kryeministri Berisha permendi edhe potencialin energjitik te Shqiperise, duke shfrytezuar pasurite e saj ujore.
“Ujera qe ne po i shnderrojme ne hidrocentrale dhe qe se shpejti Shqiperia do te jetë vendi i parë me energji 100 % të rinovueshme. Lumenjtë, perronjtë, burimet e saj do shnderrohen ne nje pasuri te madhe. Shqiperia – superfuqi energjetike ne rajon. Ne do te realizojmë endrren tone dhe do te bejme qe Shqiperia te jete vend i zhvilluar sepse ne jemi njerëz qe punojmë, qe sakrifikojmë, jemi njerëz që pranojmë sakrificën me shumë se kushdo tjeter per nje jete te mire”, tha Berisha.
Ne Shenkoll te Lezhes, kryeministri Berisha perseriti rendesine e projektit te vaditjes dhe subvencionimit per cdo dru frutor te mbjelle, projekt qe ai e rendit menjehere pas infrastruktures rrugore, per shkak te vleres se pacmuar qe i jep tokes dhe perdorimit te saj.
“Kete toke se bashku ne do ta shnderrojme ne kopshtin me te bukur te Europes. Ne do ta bejme Shqiperine te njohur ne Europë dhe mbare botën per prodhimet e saj, si një deshmi e potencialeve te medha qe ka ky vend, si nje vendosmëri e jona per t’u ndare pergjithnje nga varfëria e skamja, si nje vendosmëri e jona per te ndërtuar per vete dhe femijet tane Shqiperine vend i zhvilluar. “, tha Berisha.
Top Channel