Unaza e Madhe e Tiranës

10/06/2011 20:55

Në Ministrinë e Mjedisit sapo kanë mbërritur dosjet përkatëse të dy firmave të ndërtimit për Unazën e Madhe. Kreu i Mjedisit sqaroi se puna e tyre do të mbetet e pezulluar derisa të plotësojnë të gjitha kriteret.

Mediu ka sqaruar se ligji për mbrotjen e mjedisit i cili u miratua edhe në seancën e fundit parlamentare, parashikon një sërë sanksionesh për të gjitha subjektet që shkaktojnë ndotje.

Në këtë projektligji parashikohen penalitete dhe gjoba të larta për çdo subjekt që ndot ajrin, ujrat dhe mjedisin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA