
Moda e re e mbajtjes së qenve në shtepi ka shtuar një telash më shumë
për familjet shqiptare. Një fëmije 5 vjec është duke luftuar me vdekjen
pasi ka rënë viktimë e sulmit të qenit të shtëpisë së tij.
“Rasti i fundit ka qene një femije i kafshuar nga pitbulli dhe kafshimi ka qene shume i eger, pasi i ka shkaktuar edhe dëmtime të trurit. Duhet të kete ligje per keto rraca qe te mbahen me maska sepse ne moment te caktuar kjo rrace sulmon edhe padronin e tij”, u shpreh shefja e Shërbimit Reanimator në Pediatri, Sasha Sallabanda.
Ndonese ky nuk eshte rasti i vetem ne vendin tone, qente e rracave qe konsiderohen te rrezikshme serish shoqerohen te lire neper parqe apo rruget e qyteteve. Sipas mjekeve te kafsheve ne Shqiperi, nje sere rracash jane shume te rrezikshme, ndaj ose nuk duhet te mbahen, ose duhet te mbahen ne kushte sigurie per te shmangur sulmet ndaj njerezve.
“Këshillohet që pronarët e qenve të marrin masa mbrojtëse që të ketë një farë sigurie, ndërkohë nuk ka asnjë ligj për regjistrimin e kafshëve”, thotë mjeku veteriner, Haxhi Allmuca.
Pak muaj me pare nje rast i ngjashem ne Zvicer vuri ne levizje ligjvenesit. Nje qen sulmoi nje femije ne nje park dhe kjo mjaftoi qe qeveria te nxjerre nje urdher te posatshem i cili ndalon daljen e qenve ne rruge pa maske ne goje.
Nderkohe ne Shqiperi nje problem edhe me i madh jane qente e rugeve te cilet qarkullojne ne grupe rrugeve dhe mjediseve publike ne cdo qytet. Sipas mjekut veteriner ata duhet te grumbullohen e te sterilizohen.
Top Channel