NBA, Dallas pranë titullit kampion

10/06/2011 15:15

Dallas Mavericks ka fituar ndeshjen e pestë të finaleve të NBA me rezultatin 112-103 dhe tashmë udhëheq serinë 3-2 duke qenë vetëm një ndeshje larg titullit kampion në basketbollin amerikan.

Dirk Nowitzki ka qenë si gjithmonë pikëshënuesi më i mirë për teksanët. Gjermani ka shënuar 29 pikë në finalen e pestë duke ndihmuar kështu në arritjen e fitores së ekipit të tij.

Për Miami Heat, Dwayne Wade ka qenë ai që ka shënuar më shumë pikë, 23 gjithsej.

Finalja e gjashtë do të luhet në Miami më 12 qershor. Nëse Dallas fiton edhe këtë ndeshje do të shpallet kampion. Nëse Miami barazon serinë gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e fundit, sërish në Miami, më 14 qershor.

Top Channel