Meksikë, pezullohen 5 lojtarë të kombëtares

10/06/2011 13:55

Pesë lojtarë të kombëtares meksikane të futbollit janë pezulluar pasi
testet anti-doping të kryera ndaj tyre kanë rezultuar pozitivë.

Lajmin e pezullimit e ka bërë publik sekretari i përgjithshëm i federatës meksikane të futbollit, Decio de Maria.

Lojtarët e pezulluar janë: portieri Guillermo Ochoa, mbrojtësit Francisco Javier Rodriguez dhe Edgar Duenas dhe mesfushorët Antonio Naelson e Christian Bermudez.

Aktualisht kombëtarja meksikane po merr pjesë në Concacaf Gold Cup, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht lajmit, ajo arriti të prenotonte vendin e saj në cerekfinale ditën e enjte, me një fitore me rezultatin 5-0 ndaj Kubës.

“Do të presim për rezultatin përfundimtar të hetimit”, deklaroi trajneri i Meksikës, Jose Manuel De La Torre pas ndeshjes.

Top Channel