Maicon tek Real, Kaka’ (huazim) tek Inter

10/06/2011 15:30

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, kërkon me çdo kusht mbrojtësin e Interit Maicon dhe për këtë është i gatshëm të huazojë mesfushorin Kaka’ tek zikaltërit.

Sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, oferta e madrilenëve është kjo: 20 milionë euro + Kaka’ një vit borxh tek Inter. Gjithashtu gjysmën e rrogës së ish-mesfushorit të Milanit do e paguante Real Madrid.

Gazeta italiane përfundon duke saktësuar se negociatat për Maicon do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Top Channel