Macja e “Downing Street” kap minjtë e parë

10/06/2011 19:10

Një sukses në axhendën e David Cameron. Larry, macja e “Downing Street”, ka vrarë minjtë e tij të parë.

Ka qenë vetë kryeministri që ka dhënë lajmin që felini, pjesë e familjes së parë britanike, ka kryer me sukses misionin e saj të parë.

“Jam një fans i madh i Larry. Kemi një popullim të madh në ‘Downing Street’ dhe ai ka kapur disa”, është shprehur Cameron në ITV.

Që prej mbërritjes në shkurt, Larry prej muajsh ishte përqeshur nga mediat pasi parapëlqente gjumin sesa gjuetinë.

Top Channel