Japoni, del në skenë caji radioaktiv

10/06/2011 14:45

Cezium radioaktiv përtej kufijve të lejuar me ligj është gjetur në cajin
e kultivuar në një rajon të qytetit japonez të Shizuokas, në
jug-perëndim të Tokios.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë japoneze, sipas të cilave zona ndodhet në një vijë ajri prej 365 kilometrash nga centrali i dëmtuar bërthamor i Fukushimës.

Sipas burimeve, substanca toksike është zbuluar në gjethet e cajit të korrur, me një prani prej 679 bekarel për kilogram, që kalon kufirin e caktuar prej 500 bekarel për kg.

Ndërkohë, vala e emergjencës energjitike pas Fukushimës ka mbërritur deri në perëndim të Japonisë, ku ka pasur rrezik konkret për një “blackout”, pas ndalimit të punës së disa centraleve.

Kompania që menaxhon elektricitetin në rajonin e pasur të Osakas u ka bërë thirrje abonentëve të saj që të ulin vullnetarisht me 15% konsumin e energjisë nga korriku në shtator.

Top Channel