F1, Alonso i pari në provat e lira

10/06/2011 21:40

Fernando Alonso, piloti spanjoll i Ferrarit, ka arritur kohën më të mirë në provat e lira të Cmimit të Madh të Kanadasë.

Koha e dytë më e mirë është regjistruar nga kampioni i botës në fuqi dhe kryesuesi i renditjes së botërorit të Formula 1, Sebastian Vettel (Red Bull). Në provat e para të lira, piloti gjerman pësoi një aksident duke u përplasur me një nga muret mbrojtëse.

Paraqitja e mirë e Ferrarit është konfirmuar me vendin e tretë të pilotit tjetët të Kokëkuqes, Felipe Massa.

Në vend të katërt dhe të pestë janë renditur pilotët e McLaren Mercedes, Lewis Hamilton dhe Jenson Button.

Top Channel