Snejder: Nuk largohem nga Interi

09/06/2011 20:00

Wesley Snejder nuk ka ndërmend të largohet nga Interi.

Mesfushori hollandez përgënjeshtron zërat e merkatos që e shohin të ardhmen e tij larg Milanos.

“Tek Interi ka një klimë familjare dhe janë të gjitha kushtet për të bërë mirë. Milano është një qytet i bukur, piktoresk dhe elegant. Jam shumë i lumtur dhe nuk ka asnjë arsye që unë të largohem”, është shprehur Snejder në një intervistë për ‘The Sport Edition’.

Top Channel