Kaka refuzon Interin

09/06/2011 10:25

“Kam një marrëdhënie të mirë me Leonardo-n dhe të gjithë e dinë. Por nuk
më ka kërkuar kurrë që të luaj për Interin. Sa herë që kemi folur ka
qenë për t’i thënë se dua të fitojë me Realin e Madridit. Leo e di që
nuk dua të lë Spanjën”.

Në një intervistë për “Jornal da Tarde”, Kaka mbyll çdo polemikë të hapur për kalimin e tij tek Interi në këmbim të Maicon.

“Që nga momenti që do arrijë të fitoj besimin e José Mourinho, jam i sigurt se do të luajë ndeshjet deçizive. Mou dhe drejtuesit e tjerë më kanë thënë që të kaloj pushimet në paqe. E dinin që do të kishte shumë spekullime, por dëshira ime është të qendroj dhe do të qendroj”, theksoi braziliani.

Top Channel