Incident automobilistik për Campagnaro

09/06/2011 18:25

Hugo Campagnaro, mbrojtësi i Napolit, është shtruar në spital pas një incidenti automobilistik në Argjentinë nga i cili kanë mbetur të vdekur 3 persona.

Futbollisti është jashtë rrezikut për jetën. Ai është përplasur me një Volkswagen, 3 pasagjerët e së cilës kanë mbetur të vdekur nga përplasja, në orën 07.00 me orën lokale (12.00 me orën shqiptare).

“Dua të qetësoj të gjithë tifozët e Napolit: Hugo është mirë”, ka thënë xhaxhai i futbollistit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel