Real Madrid interesohet për Neymar

08/06/2011 14:20

Real Madrid ka shfaqur interes për Neymar, talentin më të ri të futbollit brazilian, pas vështirësive në arritjen e marrëveshjes me Atletico Madrid për Sergio Aguero.

Klubi i Santos që ka në pronësi lojtarin ka refuzuar një ofertë të Chelsea prej 35 milionë eurosh për sulmuesin dhe këtë vit mendohet se nuk do të lihet i lirë për më pak se 45 milionë euro.

Ronaldo e ka vlerësuar kështu talentin e 19-vjeçar: “Neymar është pasardhësi im. Ka një talent të pabesueshëm dhe do të përmirësohet edhe më shumë, si fizikisht ashtu edhe teknikisht.”

Top Channel