Pinguinët, si valë zanore kundër akullit

08/06/2011 17:00

Zbulohet sekreti se si pinguinët kordinojnë lëvizjet e tyre për t’i mbijetuar dimrave të ashpër të Antarktidës.

Kërkuesit e Universitetit të Erlangen-Nuremberg i kanë krahasuar me valët zanore spostimet që bëjnë pinguinët për të evituar që një ekzemplar i caktuar të mbetet gjithnjë në të ftohtë.

Studimi ka vënë në dukje se si çdo 30 apo 60 sekonda, në një mënyrë shumë  të koordinuar, të gjithë pinguinët bëjnë hapa të vegjël që krahasohen me valën që krijohet në një turmë.

Top Channel