Ndeshja e fundit e Fenomenit

08/06/2011 10:00

Ronaldo, sulmuesi që ka shënuar më shumë gola në historinë e kampionateve botërore, luajti 15 minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen miqësore Brazil – Rumani duke i dhënë lamtumirën futbollit.

Në pushim të ndeshjes, Fenomeni bëri një xhiro rreth fushës i mbështjellë me flamurin brazilian për të përshëndetur 30 mijë tifozët e pranishëm.

Ronaldo hyri në fushën e lojës në minutën e 30 kur rezultati ishte 1-0 për Brazilin dhe kishte tre raste të mira për gol, por nuk arriti të shënojë asnjë.

“Shumë faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë karrierës sime. I jam mirënjohës të gjithë popullit brazilian për dashurinë që më ka treguar. Do shihemi sërish, por kësaj radhe jashtë fushave të lojës”, u shpreh Ronaldo në fjalimin e tij të shkurtër.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel