Liverpool, marrëveshje me Henderson

08/06/2011 15:15

Liverpool ka konfirmuar sot se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin Jordan Henderson.

Futbollisti, 20 vjeçar, i Sunderland duhet të arrijë Anfield gjatë mbrëmjes për të diskutuar detaje të kontratës dhe t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.

Handerson, njeriu kyç i kombëtares angleze U21, është vlerësuar nga Sunderland rreth 20 milionë stërlina.

Por asnjë shifër nuk është konfirmuar nga të dyja klubet.

Top Channel