
Janë zbardhur detaje të tjera mbi vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi të premten kërkesë-padinë e PS, për të shfuqizuar vendimin e KQZ për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.
“Pretendimet e palës paditëse, Partisë Socialiste, janë të pabaza. Vendimi i KQZ ka rregulluar një mosmarrëveshje të lindur në fazën e numërimit”, thuhet në vendimin e zbardhur të Kolegjit.
Institucioni në fjalë shfajëson Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vlerësuar se është bazuar në ligj dhe se nuk ka tejkaluar kompetencat, sic pretendon PS.
“Vendimi i KQZ është i mbështetur në Kodin e procedurave administrative. Vendimi i KQZ nuk është akt normativ që kërkon 5 vota, por individual. KQZ nuk ka tejkaluar kompetencat për votat e gabuara”, thuhet më tej në argumentimin e Kolegjit.
Top Channel