Inter zgjedh Essien dhe Malouda

08/06/2011 11:50

Guus Hiddink, trajneri që pëlqehet shumë nga Chelsea, do të pranonte të rikthehej në klubin londinez nëse aty gjen bashkëpatriotin e tij, Wesley Snejder.

Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 35 milionë euro për mesfushorin hollandez, por Inter kërkon Michael Essien, Florent Malouda plus një vlerë monetare për numrin 10.

Massimo Moratti, presidenti i Interit, nuk kërkon të shesë organizatorin dhe mund të pranojë vetëm një ofertë shumë të mirë siç bëri në rastin e operacionit Eto’o-Ibrahimovic me Barcelonën.

Në këtë rast, Essien dhe Malouda janë të përzgjedhurit e klubit zikaltër.

Top Channel