Ecclestone: Bahrain, i destinuar të mos bëhet

08/06/2011 15:30

Çmimi i Madh i Bahrain është i destinuar të mos zhvillohet. Bernie Ecclestone, padroni i Botërorit të Formula 1, ka lënë të nënkutophet se gara e fiksuar më 30 tetor nuk do të zhvillohet.

“Shpresojmë që të ketë paqe dhe qetësi dhe që mund të kthehemi në të ardhmen”, është shprehur Ecclestone për BBC, duke shtuar se edicioni i 2011-s i Çmimit të Madh nuk është në program.

Sipas tij, janë për t’u përjashtuar ndryshimet e reja për kalendarin dhe nuk është rasti që të mendohet për një shtyrje tjetër të garës.

“Kalendari nuk mund të ndryshohet pa mirëkuptimin e pjesëmarrësve”, shprehet Ecclestone duke iu referuar kundërshtimeve të skuadrave.

Top Channel